OFL u kërkon të justifikojnë pasurinë dy të dënuarve për vrasje, njëri...

OFL u kërkon të justifikojnë pasurinë dy të dënuarve për vrasje, njëri prej tyre i përfshirë në ngjarjen e bujshme të ‘Bllokut’

113
0
Shares

Eljon Hato dhe Ilir Selmani janë dy persona të tjerë të dënuar për vrasje duhet të deklarojnë pasurinë.

Policia thotë se në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë këtyre dy personave.

“E. H., banues në Lezhë, i dënuar për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje” dhe I. S., banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njeri prej tyre, Eljon Hato eshte i njohur per Prokurorine dhe Policine, pasi u perfshi ne ngjarjen e ish-bllokut me Ervin Maten dhe Ervis Martinaj.

Brenda 48 orësh, këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY