“Fitoi qytetaria shqiptare, tani koha për zgjedhje të parakohshme politike dhe vendore”

“Fitoi qytetaria shqiptare, tani koha për zgjedhje të parakohshme politike dhe vendore”

58
0
Shares

Një ndër pjesëmarrësit ne tubimin e djeshem te presidentit Ilir Meta ishte dhe Aleksandër Biberaj, i cili njihet gjithmone per opinionet e tij te drejtperdrejta.

Ish-deputeti i PD, ka reaguar ne rrjetet sociale duke shprehur arsyet se pse qytetaret e mbushen sheshin plot dhe pse ata janë të lodhur nga kjo qeverisje.

Sipas tij, eshte koha per zgjedhje te parakohshme tani që populli doli ne shesh, nderkaq ai shprehet optimist per zgjedhjen e intelektualeve te cilet Shqiperia i ka me shumice.

“Ishte kenaqesi e vecante pjesemarrja ne manifestimin e djeshem te qytetarise shqiptare te ardhur nga gjithe Shqiperia, nga gjithe brezat dhe grupet shoqerore, qe nga brezi i studenteve te dhjetorit ‘90, intelektuale te shquar, te pune dhe te papune, te majte e te djathte, pa asnje dallim. Qytetaret shqiptare te tej-lodhur, te tej-varferuar dhe te shkelur me kembe nga barbaria antishtet, nga qeveria me e urryer, me e korruptuar, me e inkriminuar dhe me anti-popullore ne Europen e 30 viteve te fundit, manifestuan dje me shume civilizim njesoj si qytetaret amerikane, angleze, gjermane, franceze apo italine. Ata manifestuan dje per te mbrojtur Kushtetuten dhe Republiken, demokracine, pluralizmin, shtetin e se drejtes, lirite dhe te drejtat tona themelore, manifestimi i pare i ketij lloji ne Shqiperine e pas vitit 1990. Qytetaret shqiptare meritojne falenderim dhe pergezim te vecante, respekt dhe mirenjohje pa kufij. Tani eshte koha qe populli te ushtroje sovranitetin e vet te mohuar, ne mbrojtje te interesave tona civile dhe kombetare, si e vetmja rruge-zgjidhje, dhe kur sovrani ben zgjidhjen, te tjeret heshtin. Eshte koha qe sovrani te largoje nje here e mire regjimin, kliken kriminale ne minorance qe rrin ne pushtet me votat e vjedhura, me parate e krimit dhe te droges. Eshte koha per zgjedhje te parakoheshme politike dhe perseritje te zgjedhjeve vendore, me nje qeveri popullore te besueshme, te formuar nga elita e kombit, nga intelektualet dhe profesionistet me te mire dhe patriote qe kemi, qe fatmiresisht i kemi te shumte“,-shkruan  Biberaj bashkangjitur disa fotove.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY