Deputeti gjen arsyen pse vrasin shqiptarët: Televizionet të heqin televonelat e dhunshme!...

Deputeti gjen arsyen pse vrasin shqiptarët: Televizionet të heqin televonelat e dhunshme! Të gjejnë ato me rrobabanjo!

42
0
Shares

Deputeti Ervin  Bushati ka harruar per pak çaste dhe ka folur si asnjehere me pare per televonelat dhe ato që shqiptarët shohin përditë në televizor, i ftuar ne emisionin e mengjesit ne Ora News.

Deputeti i ka bere kritike televizioneve qe transmetojne televonela qe sipas tij nuk jane aspak te mira dhe me kete rast ai ka kujtuar kohet e tij.

“Nuk më pëlqejnë këto telenovela sepse janë të gjitha me burra me mustaqe, me pistoleta dhe shumë të dhunshme, dhunohen gratë. Më ka marrë malli për ato telenovela braziliane që janë me të puthur e me gra të bukura,-shprehet deputeti. 

Sipas tij, ne keto televonela janë të gjithë të errët, ca daja që japin ca leksione mbi jetën dhe do të donte  të  mos jepnin më telenovela me pistoleta e me burra me mustaqe.

“Si të mos vrasin shqiptarët gratë kur shohin kështu telenovelash? Ky është një pushtim dhune me me telenovela që kanë vetëm pistoleta, burra të dhunshëm, pa shkollë ku gratë shihen vetëm për t’u vrarë e dhunuar. Dua t’i heqin këto telenovela. I lutem televizioneve të gjejnë disa telenovela me rrobabanjo. Unë nuk dua të shoh një burrë me mustaqe. Burri nuk sheh burra. Mbaj mend, ka qenë Ezeli e në një klub ishin 37 burra që shihnin Ezelin me mustaqe e pistoletë dhe nuk shihnin një grua të bukur. Çfarë burra janë këta që shohin burra?” shprehet Bushati.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY