Shtohen rastet e dhunës në familje në Tiranë, detajet e policisë për...

Shtohen rastet e dhunës në familje në Tiranë, detajet e policisë për tre të arrestuar

29
0
Shares

Policia njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 3 shtetas, për dhunë në familje.

-Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. V., 59 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në Farkë të Madhe, në Rrugën e Agallarëve, ka shembur gardhin rrethues të banesës së motrës së tij dhe më pas ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

-Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. L., 59 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi në Yzberisht, në banesë, në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij.

-Gjithashtu, nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. M.., 57 vjeç. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së mitur së tyre, të cilave iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Keto masa vijne pas rasteve te shumta te vrasjeve ne familje te cilat nisin nga mos denoncimi i dhunes dhe funksionimi i urdherave te mbrojtjes.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY