Arrestohet avokati në Fier, fuste në kurth qytetarët për të përfituar para

Arrestohet avokati në Fier, fuste në kurth qytetarët për të përfituar para

78
0
Shares

Arrestohet një person me profesion avokat në qytetin e Fierit.  Avokati i ndaluar është K. Xh., 30 vjeç, banues në Fier.

Ai ishte i shpallur në kërkim nga policia për korrupsion pasiv dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Më herët Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për të.

K.Xh., gjatë kohës që ka qenë avokat pranë Dhomës së Avokatisë Fier, nëpërmjet skemës së mashtrimit, dyshohet se realizonte presione dhe inskenime ndaj qytetarëve të ndryshëm kundrejt përfitimit të shumave financiare për arrestime apo ndalime ndaj tyre, për shkak të kallëzimeve penale që bëheshin, por që nuk përmbanin elementë të veprës penale.

Materialet procedurale i kaluan SPAK për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY