Lirohet kreu i Dhomës së Tregtisë në Lezhë, biznesmeni: U përballa me...

Lirohet kreu i Dhomës së Tregtisë në Lezhë, biznesmeni: U përballa me një maskaradë të drejtë(z)isë

71
0
Shares

Gjykata ka liruar biznesmenin Pashk Palokaj, njëherazi kreu i Dhomës së Tregtisë Lezhë. Ai u arrestua dy dite me pare se bashke dhe me një punonjëse e kompanisë që ai administron, ku u vune ne akuzë nga prokuroria e Lezhës për shkelje të rregullave të sigurisë në punë dhe për punësim të paligjshëm.

Vendimi i gjykatës për të liruar Palokajn u përshëndet edhe nga Dhoma e Tregtisë në Lezhë.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook,  Dhoma që drejtohet nga Palokaj shprehet se ky ishte “një hap i parë”, ndërsa priste që Paloka të shpallej i pafajshëm.

Ndërkohë pas ndryshimit të masës ndaj tij ka reaguar me një postim në faqen e tij në facebook edhe biznesmeni Pashk Paloka i cili shkruan duke i falenderuar të gjithë për mbështetjen, dhe inkurajimin që i dhanë në këto 3 ditë me një përballje me një maskaradë alla shqiptare të drejtë(z)isë.

Ja postimi i plotë i Palokës:

Te dashur miq ..!
Ne radhe te pare dua te shpreh gjithe mirnjohjen time me te thelle per gjithsecilin prej jush ,qytetare shok , miq, per ju koleg Biznesmen per mbeshtetjen dhe inkurajimin qe me dhate ne keto 3 dite te nje perballje me nje maskarade alla shqiptare te drejte(z)ise ..!
Mbi te gjitha ju falenderoj per besimin qe keni ne pafajsine time dhe per kete ju premtoj qe nuk do u zhgenjej ..!

Ndjehem dhe jam i pafajshemJam optimist edhe pse sot drejtesia eshte ne diten me te zese te saj ka edhe njerez me integritet qe te drejtes i japin forcen dhe vleren e saj ..!
Me respekt PP

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY