Meta bën hapin tjetër, shkon personalisht në SPAK për të paditur ministren...

Meta bën hapin tjetër, shkon personalisht në SPAK për të paditur ministren e Drejtësisë

96
0
Shares

Zedhenesi i presidentin, permes nje njoftimi te postuar ne faqen e tij ne Facebook, shkruan se “Meta do te depozitoje personalisht në ora 13:00, në Prokurorinë e Posaçme SPAK, kallëzimin penal për Ministren në detyrë të Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe funksionarë të tjerë të lartë të përfshirë në veprimtari të rëndë kriminale”.

Meta e paralajmëroi padinë ndaj Gjonajt prej ditës së premte, për shkak se ministrja ka urdhëruar që të publikohet në fletoren zyrtare një vendim i KED, gjë që bie ndesh me ligjin.

Sipas Metës ministrja do të akuzohet për shkelje të detyrës, si dhe për ushtrim të kompetencave që nuk i takojnë.

Postimi i Blushit:

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të depozitojë sot personalisht në ora 13:00, në Prokurorinë e Posaçme SPAK, kallëzimin penal për Ministren në detyrë të Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe funksionarë të tjerë të lartë të përfshirë në veprimtari të rëndë kriminale, në funksion të grushtit të shtetit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY