Kërcënimi ndaj koronavirusi/Basha iu drejtohet eskpertëve, çfarë thonë mjekët dhe qytetarët nga...

Kërcënimi ndaj koronavirusi/Basha iu drejtohet eskpertëve, çfarë thonë mjekët dhe qytetarët nga Rinasi

63
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, eshte mobilizuar dhe  ka nisur një takim pune me ekspertë të shëndetësisë për të koordinuar informacionet dhe qëndrimet në lidhje me përgatitjen e Shqipërisë për koronavirusin.

Në takim janë edhe ish-deputetë dhe ekspertë të PD me profesion mjekë ose njohës të çështjeve të shëndetësisë, Bardh Spahia, Tritan Shehu, Halim Kosova, Albana Vokshi, Orjola Pampuri,  Gazment Koduzi, të cilët janë në kontakt të vazhdueshëm me mjekët infeksionistë dhe mjekë të tjerë që kanë shprehur edhe publikisht shqetësimin e mosmarrjes së masave të duhura nga qeveria.

PD herë pas here ka ngritur akuza për menaxhimin që qeveria po i bën rriskut të koronavirusit,  ndërkohë që ministrja Manastirliu u përgjigj sot nga mbledhja e task forcës, duke thënë se nuk mund të bëhet politikë me këtë çështje.

Ndërkohë, sipas PD, situata që raportojnë mjekët apo qytetarët, që kanë ardhur mbrëmjen e kaluar dhe sot nga Rinasi, është krejt e ndryshme nga ajo që paraqet ministrja e Shëndetësisë.

vijon..

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY