U kap me disa mijëra euro në Rinas, zbardhet dëshmia e 20-vjeçares:...

U kap me disa mijëra euro në Rinas, zbardhet dëshmia e 20-vjeçares: Do bëja shoping

122
0
Shares

Një vajzë rreth të 20-ave është proceduar penalisht për “Mosdeklarim të vlerave monetare në kufi”, pasi gjatë kontrollit i janë gjetur me vete një shumë parash prej mbi 12 mijë eurosh.

Burime nga Policia Kufitare thanë dje se gjatë marrjes në pyetje, pasi i janë zbuluar paratë që kishte me vete, vajza ka deklaruar se nuk kishte dijeni se sa ishte shuma që lejohej pa e deklaruar.

Ndërsa është shprehur se po udhëtonte jashtë vendit për të bërë shoping dhe kjo ishte arsyeja pse kishte një shumë të tillë parash me vete.

“Policia Kufitare e Rinasit parandalon një tjetër rast të transfertës së parave jashtë shtetit, në mënyrë të kundërligjshme. Sekuestrohen 12450 euro, procedohet penalisht një 20-vjeçare”, tha dje Policia.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shtetases së lartpërmendur iu gjetën në çantë 12450 euro, të padeklaruara në doganë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY