VIDEO/”Buzëqeshja e kryeministrit shumë e madhe”, Kryemadhi dyshuese: Kërkoi kredi për të...

VIDEO/”Buzëqeshja e kryeministrit shumë e madhe”, Kryemadhi dyshuese: Kërkoi kredi për të paguar pagat

66
0
Shares

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka dalë sot para mediave, një ditë pas konferencës së donatorëve për të ndihmuar Shqipërinë në rindërtim pas tërmetit të 26 nëntorit.

Nga ana tjetër, Kryemadhi solli në vëmendje faktin se rreth 800 milionë euro nga këto fonde janë në formë kredie që duhen kthyer në vite ndaj është e domosdoshme që për to të ngrihet një institucion monitorimi me ekspertë të pavarur, sepse shqiptarët nuk kanë më besim se paratë do të shkojnë për ta.

Në një deklaratë për mediat, Kkryemadhi tha se mbështetja nga donatorët “do t’u japë shqiptarëve forcën, kurajon, për t’u treguar që nuk janë vetëm por të mbështetur nga BE.

Për shqiptarët dhe shtëpitë në rindërtim do të shkojnë rreth 256 milionë euro, shifër që do të thotë që ata të hyjnë në shtëpitë e tyre dhe të mos i kapë dimri i ardhshëm.

Por nga ana tjetër sigurisht që buzëqeshja e Kryeministrit tonë ishte shumë e madhe sepse po kërkon kredi për të paguar pagat, kishim një shumë prej 850 milionë në formë huaje që do t’i paguajnë fëmijët tanë, ndaj duhet një institucion monitorimi me ekspertë të pavarur për të bërë monitorimin e këtij projekti, duke përsëritur edhe njëherë që SHBA, do të themelojnë Akademinë e Transparencës për administrimin e donacioneve të pastërmetit, që tregon shumë qartë atë që është shumë e rëndësishme se shqiptarët tashmë janë mësuar që paratë nuk shkojnë për ta, por në xhepat e qeveritarëve të Rilindjes”,-u shpreh Kryemadhi.

Konferencë për shtyp nga selia e LSI-së

Konferencë për shtyp nga selia e LSI-së

Publiée par Monika Kryemadhi sur Mardi 18 février 2020

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY