OFL zbarkon dhe në Korçë, ja për çfarë dyshohet

OFL zbarkon dhe në Korçë, ja për çfarë dyshohet

134
0
Shares

Forcat e Policisë dhe OFL kane shenjestruar paraditen e sotme dhe qytetin e Korçës, dhe po kryejnë kontrollin dhe verifikimin e automjeteve luksoze, si dhe kapjen e personave që janë në kërkim.

Edhe pse nuk ka emra konkretë të dyshuarish, pikat e kontrollit janë vendosur në disa pika hyrëse dhe dalëse të qytetit juglindor.

Aktualisht blutë në bazë të informacioneve që kanë, janë duke kryer kontrolle mbi persona me precedentë penale në kërkim, automjete luksoze me targat të huaja apo dhe persona të dyshuar.

Po ashtu shtim të punonjësve të policisë ka dhe në Sarandë, ndërsa i njëjti aksion u zhvillua mbrëmjen e djeshme në Fier, Durrës dhe Gjirokaster.

Policia njoftoi sot bllokimin e disa automjeteve të blinduara, mes të cilëve dhe ata të Dashamir Gjikës, Saimir Taullaut dhe Durim Bamit, për të cilët është këkuar dhe deklarim pasuror.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY