DETAJE/Babai ndihmonte djalin të shpërndante drogën në shkollë, zbulohet aktiviteti i tyre...

DETAJE/Babai ndihmonte djalin të shpërndante drogën në shkollë, zbulohet aktiviteti i tyre kriminal në Kamzë

68
0
Shares

Policia ka goditur një rast te  shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla. Arrestohet në flagrancë një 58-vjeçar që posedonte lëndën narkotike, si dhe shpallet në kërkim policor djali i tij.

Policia ka sekuestruar ne cilësinë e provës materiale 440.7 gr. lëndë narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, një makineri grirëse për lëndën narkotike dhe sende të tjera.

Burime zyrtare konfirmuan se në bazë të të dhënave të mbledhura në rrugë operative se dy shtetas po  përgatisnin lëndë narkotike të llojit cannabis sativa, në banesën e tyre, në rrugën “Drini” Bathore, Kamëz, me qëllim shpërndarjen në doza të vogla.

Te arrestuar jane M. J., 58 vjeç, banues në Bathore, Kamëz. Si dhe u shpall në kërkim policor shtetasi: B. J., 24 vjeç banues në Bathore, Kamëz.

Nga informacionet e marra dhe veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi B. J. merrej me shpërndarje të lëndës narkotike të llojit cannabis sativa, në afërsi të shkollave të mesme të Kamzës dhe në aktivitetin e tij kriminal ndihmohej nga babai tij M. J.

“Gjatë kontrollit të banesës, Policia gjeti 170 doza me lëndë narkotike cannabis, një sasi tjetër të papaketuar cannabis sattiva, një makineri që shërbente për bluarjen e lëndës narkotike cannabis dhe sende të tjera, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” në ngarkim të shtetasve M. J dhe B. J”,-njofton policia.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY