Krim tronditës në familjen shqiptare, burri vret gruan dhe më pas tenton...

Krim tronditës në familjen shqiptare, burri vret gruan dhe më pas tenton t’i japë fund jetës

172
0
Shares

Një krim i rende ka ndodhur në Itali, me protagonist dy shqiptare.

Viktima e krimit është Laureta Zyberi, e cila punonte për mirëmbajtjen e një apartamenti në Furlani. Kjo e fundit, sipas mediave është gjetur e pajetë nga punëdhënësi i saj, pranë bashkëshortit të plagosur.

Mësohet se ka qene pikërisht burri i saj, Eduart Zyberi, 54 vjeç,autori i krimit. Paraprakisht dyshohet se vrasja ka ndodhur gjatë një sherri.Hetuesit dyshojnë se menjëherë pasi i mori jetën gruas, shqiptari tentoi vetëvrasjen.

Alarmin e ka dhënë pronari i cili kur arriti në shtëpinë e tij, pa kufomën 43 vjeçares të shtrirë në tokë dhe, pranë saj, burrin e mbuluar nga gjaku.

Policia e ka vënë në pranga shqiptarin tek i cili ka ngritur dyshimet e vrasjes. Ai ndodhet i shtruar në spital pasi ka një plagë të madhe në bark.

Sipas hetuesve, ai shpesh shkonte ta merrte gruan e tij në punë. Kështu bëri edhe dje. Motori i tij u gjet nga policia i parkuar poshtë shtëpisë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY