DETAJE/2 të arrestuar në Durrës, ndalohet dhe një shtetas në kërkim kombëtar

DETAJE/2 të arrestuar në Durrës, ndalohet dhe një shtetas në kërkim kombëtar

101
0
Shares

Policia në Durrës ka bërë disa arrestime, pas hetimeve per kapjen e personave ne hetim. Mësohet se janë ndaluar shtetësit me iniciale  E.T. 38 vjeç, banues në Mëzezë, Tiranë.

Për këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale të “Vjedhjes”.

Plagosje e rëndë me dashje

Gjithashtu specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë në Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin A.Gj. 15 vjeç, banues në Durrës, pasi për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin A.D. 15 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Parandalimi i aksidenteve

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur, arrestuan në flagrancë shtetasin: B.SH.,49 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur  i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Vjedhja”,  “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

/’DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY