DETAJE/Vdekja e rojes së pallatit në Durrës, policia arreston dy persona

DETAJE/Vdekja e rojes së pallatit në Durrës, policia arreston dy persona

71
0
Shares

Një ditë pas aksidentit tragjik, ku roja i një objekti gjeti vdekjen pasi ra aksidentalisht nga godina, policia e Durrësit ka vënë në pranga për shkelje të rregullave në punë, administratorin dhe inxhinierin e firmës ndërtuese të pallatit.

“Policia e Durrësit, menjëherë pas njoftimit të marrë se një shtetas kishte rënë aksidentalisht nga kati i dytë dhe për pasojë humbi jetën, menjëherë ka kryer gjithë veprimet hetimore, në bashkëpunim me prokurorinë dhe në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve A. J., 47 vjeç, banues në Durrës, administratori i firmës dhe E. R., 43 vjeç, banues në Durrës, inxhinier i firmës që ndërton objektin” njofton policia.

Dy të arrestuarit akuzohen për shkelje të rregullave në punë, pasi më datë 28 janar rreth orës 23:18, në një objekt në ndërtim, humbi jetën aksidentalisht shtetasi Thoma Ruçi 62 vjeç, i punësuar si rojë pranë këtij objekti.

Policia thotë se këta shtetas rrezikojnë të dënohen deri në 10 vjet burg.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY