U masakrua dhe u la në rrugë nga klienti francez, mbërrin në...

U masakrua dhe u la në rrugë nga klienti francez, mbërrin në atdhe trupi i Brunilda Kovaçit

266
0
Shares

Ka mbërritur në Shqipëri trupi i 37 vjeçares nga Berati Brunilda Kovaçi, e cila u gjend e vrarë më datë 24 dhjetor në afërsi të Kanës.

37-vjeçarja nga Berati punonte si prostitutë në Francë, ndërsa trupi i saj u gjet nga kalimtarët e rastit. Viktima, u gjet e zhveshur dhe pjesërisht e djegur me cigare, braktisur në një park në Valmasque, zonë me shumë pak lëvizje.

Policia tha se viktima ishte nga Shqipëria, ndërsa këtë e konfirmoi dhe prokurori Fabienne Atzori: “Gruaja 37 vjeçare, ishte një shqiptare dhe jetonte në zonën pranë vendit të krimit. Ajo ishte nënë e një fëmije në moshë të vogël”, tha ai.

37 vjeçarja nga Berati, nënë e tre fëmijëve kishte disa vite që jetonte në Francë. Ajo me vete kishte vetëm djalin e vogël 3 vjeç, ndërsa dy fëmijët e tjerë i kishte lënë në Shqipëri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY