E papritur në familjen e këngëtares Adelina Tahiri, nusja tenton të vrasë dajën e saj me çekiç për t’i marrë pasurinë

Ndaje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen e këngëtares se njohur Adelina Tahiri. Mësohet se daja i saj është qëlluar me çekiç në kokë nga bashkëshortja e tij ne tentative per ta vrarë.

Ngjarja ka ndodhur në natën e 3 janarit teksa viktima, Abdulla Mehmetaj, është shtrirë për të fjetur me gruan e tij. Sipas mediave kosovare, rreth orës 02:40 bashkëshortja, Arlinda Mehmetaj, është ngritur dhe ka tentuar fillimisht ta mbysë me jastëk Mehmetajn, i cili ka qenë edhe pronar i TV Era në Maqedoni.

Kur është ngritur ai ka vënë re se i kishte edhe duart, edhe këmbët e lidhura. Duke përdorur forcën, Abdulla Mehmetaj ka mundur të lirohet nga litarët dhe më pas i është vënë në ndjekje gruas së tij.

Kjo e fundit ishte fshehur në katin e poshtëm të shtëpisë dhe kur Abdulla Mehmetaj zbret, ajo e qëlloi me çekiç në kokë, duke i shkaktuar të çara prej te cilave ky i fundit ka perfunduar ne spital.

Sipas tij, e gjithë ngjarja ndodhi pasi bashkëshortja donte t’i merrte pasurinë. Këtë ngjarje e ka konfirmuar edhe vetë këngëtarja Adelina Tahiri, e cila ka postuar një foto në “Instagram” ku tregon mbështetjen për dajën e saj. “Dajo jemi me ty”, shkruan Tahiri.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje