VIDEO/“130 mln euro për rroga dhe luks”, PD: Buxheti për Tiranën në...

VIDEO/“130 mln euro për rroga dhe luks”, PD: Buxheti për Tiranën në 2020 nuk përmirëson jetën në kryeqytet.

131
0
Shares

Partia Demokratike është ndalur tek projekt-buxheti i Bashkise se Tiranës, i prezantuar diten e djeshme, me te cilen, PD nuk eshte dakord dhe denoncon paraprakisht problemet qe do të sjellë.

Nga selia blu, zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka folur duke treguar me shifra se 130 milionet do të shkojnë per rroga dhe për shpenzime luksi. Zhupa thekson fort se për qytetarët ky buxhet nuk përcakton asgjë.

Zhupa thotë se ka dhe një lajm të keq, ku shprehet se zonat ku Erion Veliaj do të vendosë parkim me pagesë, do të zgjerohen duke u perkthyer keshtu në boshatisje te xhepave të qytetarëve.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ZËDHËNËSJA INA ZHUPA

Viti 2020 nuk do të jetë për qytetarët e Tiranës një vit me shërbime më të mira, që rrisin cilësinë e jetës në kryeqytet. Përveç propagandës që e ka me shumicë, Erion Veliaj do ta shpenzojë për paga dhe luks pjesën më të madhe të taksave të rritura për banorët e Tiranës.

Buxheti i miratuar një ditë më parë parashikon që 130 milionë euro të shkojnë për rrogat e bashkisë së Tiranës dhe për shpenzime të tjera luksi, nga të cilat qytetarët nuk përfitojnë asgjë.

Erion Veliaj, personi që u emërua me votat e administratës së vet, e ka çuar në 7 mijë numrin e atyre që do të paguajë me taksat e banorëve të Tiranës. Kjo fryrje që kalon çdo standard europian i shërben vetëm Erion Veliajt, pasi shërbimet për qytetarët nuk do të përmirësohen.

Uji i pijshëm do të vazhdojë të mungojë ose do të vijë i ndotur në rubinetat tona, shkollat dhe kopshtet do te vazhdojnë të jenë të mbipopulluara, rrugët nëpër lagjet e Tiranës do të vazhdojnë të jenë gropa – gropa, sepse Erion Veliaj nuk ka prioritet zhvillimin e qytetit, por betonizimin e tij.

Në vitin e pestë të drejtimit të Tiranës Erion Veliaj vazhdon të mburret me projektet madhore të Lulzim Bashës, Bulevardin e Ri, Pazarin e Ri, lumin e Tiranës, ndërsa ai do të mbahet mend si kryebashkiaku që ka thyer edhe rekordin e Edi Ramës për lejet e ndërtimit, betonizimin e kryeqytetit dhe zhvatjen e qytetarëve.

Për vitin 2020 ka një lajm te keq për qytetarët e Tiranës. Zonat ku Erion Veliaj do të vendosë parkim me pagesë, do të zgjerohen. Kjo do të thotë që qytetarëve do t’u merren edhe më shumë para nga xhepat për të mbushur xhepin e Veliajt.

Buxheti 2020 i Bashkisë së Tiranës është në të njëjën frymë me atë të buxhetit të qeverisë së Edi Ramës. Ai nuk ka lidhje me interesat e qytetarëve, por është një derë e hapur për aferat korruptive dhe pasurimin e paligjshëm të një grushti klientësh të bashkisë dhe qeverisë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY