Manjani komenton festivalin e RTSH-së: Politika jua ka çpifur njerëzve dhe komentojnë mbi çdo gjë tjetër

0Shares
0

Ish-ministri Ylli Manjani i eshte bashkuar komenteve lidhur me festivalin e RTSH-së, për të cilën thotë se është me mire të bëhet sesa të flasësh për politikë.

Duke renditur katër përshtypjet e tij, Manjani shkruan se kenga “Me tana” nuk duhet te ishte konkurrente në atë festival muzike, por nuk aprovon as këngën fituese.

Nuk e di, duhet të qesh apo të qaj me këtë “debatin” publik për festivalin në RTSH?! Në fakt, më mirë të debatohet për një festival muzike sesa për varietenë teatrale politike, megjithëse kjo e fundit bën dëm mbi shoqërinë.

Por, të lodhur nga debati politik duket se një pjesë e mirë e energjisë debatuese po shfryn te debati mbi fituesen e festivalit të RTSH.Personalisht nuk e kam parë atë festival, kam kohë që e e bëj. Por i intriguar nga debati, pashë në youtube dy këngët e debatuara “Shaj” (fituese) dhe, “Me tana” (sfiduese).

Përshtypja e parë janë titujt e këngëve. Duken si tituj gazetash. Në një status të Agim Xhafkës pashë dhe një tekst kënge festivali me “oho oho..”. Duket si dramë e gjuhës shqipe…

Përshtypja e dytë është debati i dy këngëtareve. Me fjalë disi të përmbajtura këngëtaret shprehin emocionet e zhgënjimet e tyre. Sfiduesja përpiqet të thotë se “unë isha më e mira”. Fituesja thotë “pirdh pirdh se lirohesh”…Përshtypja e tretë është se edhe në një festival muzike flitet për konspiracion, mungesë anësie dhe madje edhe korrupsion. Pa shpresë….

Përshtypja e katërt është se nga krahasimi i dy këngëve, pa dyshim fituesja ishte më e përshtashme për një festival muzike të lehtë. Sigurisht, jo ndonjë mrekulli muzikore, por këngë e muzikës së lehtë.

Kënga “Me tana”, nuk duhet të ishte as konkuruese në një festival muzike të tillë. Kënga fituese duhet krahasuar me një këngë tjetër të këtij zhandri muzikor, por jo me atë që donte vendin e parë me çdo kusht. “Me Tana” ishte këngë interesante për TV e turbo folk…Përshtypja e fundit është se politika jua ka çpifur aq shumë njerëzve saqë preferojnë të debatojnë mbi çdo gjë tjetër”,-shkruan Manjani.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje