PD publikon historitë e banorëve në Bubq: Po flemë në çadra, shkojnë...

PD publikon historitë e banorëve në Bubq: Po flemë në çadra, shkojnë atje ku kanë votat e PS

123
0
Shares

Partia Demokratike ka publikuar sot disa histori të banorëve të prekur nga kjo dukuri natyrore, ku këta të fundit akuzojnë qeverinë se nuk i ka ofruar ndihmë. Bëhet fjalë për disa fshatra të Fushë-Krujës, një zonë kjo e prekur shumë nga tërmeti.

Në pamjet që ka publikuar shihet se si tërmeti shkatërrimtar ka dëmtuar rëndë banesat, ndërsa banorët u duhet të jetojnë në çadër, pavarësisht temperaturave të ulëta.

Anton Shota, një nga banorët e fshatit Bilaj, njësia Administrative Bubq, që është prekur nga tërmeti pohoi se shtëpia e tij është shkatërruar totalisht dhe jeton veti i tretë në çadër.

Ndërkohë, Qamil Korriku, nga fshati Mazhe e Madhe tha se askush nuk ka shkuar që t’i pyesë nëse kanë nevojë për ndihmë. “S’ka ardh kush me pyet a je gjallë apo vdek”, pohoi ai.

Situata paraqitet e vështirë edhe për një tjetër familje në Bubq, ndërsa kryemiljari hodhi akuza se qeveria po ndihmon vetëm mbështetësit e PS-së.

“Askush nuk na ka ndihmuar. Ka ardhur Olta xhaçka në fshat, por tek unë jo. Ka ardhur tek partia e vet. Te ata që s’janë me të, nuk vinë. Ka shkuar atje ku ka votat e PS.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY