Zgjedhjet në Kroaci për postin e Presidentit, Kitarovic përballë ish-kryeministrit në raundin e dytë

Ndaje

Ish kryeministri kroat Zoran Milanovic fitoi raundin e parë të zgjedhjeve në Kroaci duke prirë me 29.5 për qind të votave.

Ndryshe nga sa parashikohej, Milanovic arriti të dalë mbi presidenten aktuale Kolinda Grabar Kitarovic e cila siguroi u 26.7 për qind të votave, dhe duke lënë jashtë balotazhit kandidatin e pavarur Miroslav Skoro, që mori 24.4 për qind të votave.

Në raundin e dytë të 5 janarit përballen Milanovic dhe Kitarovic, ndërkohë që prej 1 janarit Kroacia merr presidencën e BE dhe e presin zgjedhjet parlamentare në vend.

Kujtojmë se në zgjedhjet presidenciale në Kroaci garuan 11 kandidatë. Megjithatë, sondazhet e kryera në popull nxirrnin kryesues vetëm tre prej tyre, duke nisur prej kreut aktual të shtetit, konservatores Kolinda Grabar-Kitarovic, social demokratit, dikur kryeministër, Zoran MIlanovic dhe kandidatit të pavarur të krahut të djathtë, Miroslav Skoro, dikur një këngëtar folk dhe deputet në Parlament.

/DRONI.al/

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje