FOTO/‘Deklaro kështu se më more në qafë’, Prokuroria disponon përgjimet që zbuluan...

FOTO/‘Deklaro kështu se më more në qafë’, Prokuroria disponon përgjimet që zbuluan vrasësin në Korçë

82
0
Shares

Gjykata e Korçës la dje në arrest me burg 18-vjeçarin Devis Hoti, i dyshuar për vrasjen e Flamur Ducit në fshatin Mborje.

I riu me precedent penal deklaroi se është i pafajshëm përpara gjykatës, por Gjykata ka administruar provat e Prokurorisë, te cilat i konsideron shume te forta për ta dënuar të riun.

E para, prokuroria thotë se ka siguruar një fije floku të gjetur në dorën e viktimës dhe njollat e gjakut në veshjen e autorit të dyshuar, që përputhen me ADN-në. Hoti ka pasur dëmtime fizike nga përleshja me viktimën, edhe pse ai thotë se këto dëmtime i ka nga një përplasje e disa ditëve më parë.

Nga këqyrja e marketit në pronësi të Ducit është vërejtur mungesa e thikës që shërbente për prerjen e bulmetit. Përveç kësaj, në pllaka janë vënë re pika gjaku, që janë marrë në cilësinë e provës.

Mësohet se Duci është qëlluar tetë herë me thikë, në fytyrë dhe zemër. Sipas organit të akuzës, Flamur Duci ka tentuar të heqë bluzën në momentin që kushëriri e ka qëlluar disa herë me thikë dhe i ka vënë flakën për ta djegur.

Autori

Së dyti, prokuroria thotë se ka siguruar dëshmi kontradiktore të prindërve të 18-vjeçarit. Përveç kësaj, në një bisedë ambientale, i riu dëgjohet duke i diktuar xhaxhait të tij se çfarë duhet të thotë për grupin e hetimit.

“Të lutem, deklaro kështu se më more në qafë,” mësohet të jetë shprehur ai.Deri më tani mungon një motiv për arsyen që e ka shtyrë të riun drejt këtij krimi të rëndë.

/DRONI.al/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY