“Post-tërmeti”/Banorët denoncojnë tek Basha: Kanë futur në listë të zezë ata që...

“Post-tërmeti”/Banorët denoncojnë tek Basha: Kanë futur në listë të zezë ata që nuk votuan në 30 Qershor

58
0
Shares

Në fshatin Hamallaj të Durrësit, janë mbi rreth 250 shtëpi, pothuajse të gjitha të dëmtuara nga tërmeti, por shteti është inekzistent. Megjithëse është një nga zonat më të godituar nga tërmeti, banorët në HamallajiI treguan liderit të opozitës Lulzim Basha se janë lënë në harresë.

“Nuk ka ardhur askush të vlerësojë shtëpinë. Nuk ka ardhur aksush të na sjellë një çadër.”- është fjalia që thonë njësoj të gjithë banorët që takoi kryetari i PD, Lulzim Basha në Hamallaj, në Qendër Manzë dhe në Radë.

“Dritën e lidhim vetë me shpenzimet tona, ujin vetë, rrugën e bëjmë vetë, çdo gjë vetëm me forcat tona. Ku është shteti për ne? Nuk ka shtet për ne? Vijnë vetëm kur na kërkojnë votat?”- shprehet e revoltuar një kryefamiljare në Hamallaj, e cila kërkon vlerësimin e shtëpisë së saj.

Kryetari i Partisë Demokratike, i cili vizitoi disa familje të lëna në mëshirë të fatit në çadra plasmasi, u shpreh se gjendja është e papranueshme. “Kjo është kriminale. Tani nuk ka më asnjë justifikim. U bë një muaj kjo gjendje. Kanë 150 milion dollarë që i marrin 10 veta dhe kanë lënë dhjetra mijëra familje si ju. Nga mëngjesi deri në darkë vetëm propagandë. Propoganda as ju ngroh as ju ushqen, as ju shëron, as i çon fëmijët në shkollë.” – tha zoti Basha,

Në Manzë, një kryefamiljar dëshmoi se Bashkia e Durrësit dhe njësia administrative po bëjnë ndarje politike në dhënien e ndihmave, duke përjashtuar ata që nuk kanë marrë pjesë në votimet e 30 Qershorit. “Na kanë thënë se nuk kemi votuar më 30 qershor dhe për ju ekziston lista e zezë, prandaj nuk kemi as ndihma, asgjë.”- i tha ai zotit Basha, për të cilin kjo dëshmi nuk ishte e panjohur.

E kam dëgjuar këtë histori, se ma kanë thënë disa persona. Kjo është për ndjekje penale. Se Zoti nuk i ndau njerëzit, kur ra tërmeti. Ky po i ndan, po i ndan sipas listës së 30 qershorit. Dhe këta që e bëjnë këtë punë, këta duhen kapur, u duhen vënë prangat në dorë, po të ketë prokurori. “- u shpreh kreu i opozitës, i cili siguroi qytetarët e revoltuar nga braktisja shtetërore se opozita do të jetë zëri i tyre për çdo padrejtësi.

“Ne do të bëjmë çdo gjë që kemi në dorë. E para, për t’ju qëndruar afër. E dyta, për të mos e lejuar tërmetin të përdoret si një alibi për një tjetër megatermet hajdutërie. E ka shteti për detyrë t’ju ndihmojë. E ka për detyrë dhe i ka të gjithë mundësitë. Ia kemi thënë prej ditës së parë: hiqu 150 milionë dollarë oligarkëve, vlerëso dëmin, jepu paratë në dorë njerëzve që jetojnë në zonat rurale, pezullo faturat e energjisë dhe të ujit derisa të kalojë gjendja e jashtëzakonshme. Gjendje të jashtëzakonshme pa bërë këto, por me propaganda, për të mbushur xhepat hajdutët e qeverisë, për të vjedhur mbi rrënojat e tërmetit, kjo është skandaloze, kjo është kriminale. Vetëm me llafe, vetëm me propaganda, nuk pret as shëndeti i fëmijëve, as shëndeti juaj për propagandën.” tha zoti Basha.

Njëri nga banorët denoncoi jo vetëm braktisjen nga shteti, por edhe presionet nga zyrtarët për të mos i bërë publike në media.

“Nga bashkia asnjë lloj ndihme, as edhe gjëja më e vogël. Edhe kur vjen puna tashi pse dalim ne nëpër media, bëhen këto gjëra, penalizohemi. Unë dal për hallet e mia.”- i tha kryefamiljari zotit Basha, i cili vuri në dukje apatinë e prokurprisë për të reaguar për të tilla situate presioni. “Jo vetëm që s’duhesh të kesh ti frikë, frikë duhet të kenë këta që po bëjnë abuzime me pushtetin që s’po ju vijnë në ndihmë juve, se po të kishte Prokurori, do të vinte tani t’i merrte në hetim.”- u shpreh kreu i opozitës.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY