“Nderi i qarkut Dibër” për Haxhi Lleshin, PD reagon ashpër: Turp historik,...

“Nderi i qarkut Dibër” për Haxhi Lleshin, PD reagon ashpër: Turp historik, Rama ta anulojë

110
0
Shares

Partia Demokratike ka reaguar ashpër pas dhënies së titulli “Nderi i qarkut” për Haxhi Lleshin pas vdekjes.

Dhurata Çupi, ish-deputete e PD në një postim në “Facebook”, e cilëson një turp historik dhe thotë se me urdhër të Haxhi Lleshit janë ekzekutuar dhjetëra të pafajshëm gjatë regjimit komunist.

Ajo i kërkon kryeministrit Edi Rama të anulojë këtë urdhër për këtë akt të turpshëm të Qarkut të Dibrës.

Një turp që duhet anulluar. Nuk mund të dekorohen xhelatët- me urdhër të cilëve janë ekzekutuar dhjetra e qindra të pafajshëm. Ky është rikthim në antivlerat dhe anti-njerëzit e komunizmit. Një turp për Shqipërinë e 2019 dhënia e titullit te “nderit të Dibrës : ish Kryetar i Presidiumi të Kuvendit Popullor , ish- sekretarit të parë dhe anëtar i ish- Komitetit Qëndror, Haxhi Lleshi.

Bijtë e ish komunistëve, tashmë në pushtet, nuk po lënë figurë të sistemit gjakatar komunist, pa e kujtuar dhe rikthyer në piedestal. Një turp historik, vlerësimi dhe titujt për individë që me urdhëra direkte kane vrarë e ekzekutuar dhjetra të pafajshëm gjatë regjimit komunist.

Dhënia një titulli të tillë për xhelatin e Dibranëve, dhe familjeve me emer Matjane, është i papranueshëm dhe duhet të anullohet një orë e më parë.I bëj thirrje Kryeministrit të kërkojë anullimin e urdhërit të tij për këtë akt të turpshëm të qarkut të Dibrës.Koha e komunistëve dhe bijve të tyre ka marrë fund para 30 vitesh. Promovimi i tyre nga ky pushtet, pas 3 dekadave është i papranueshëm”,-shkruan ish-deputetja.

Kujtojmë se pas zbulimit të shumë krimeve të komunizmit dhe kërkesave të vazhdueshme të opinionit publik me dekretin nr. 1018, datë 13 shkurt 1995 të Presidentit të Republikës, Sali Berisha, iu hoqën të gjitha dekoratat dhe titujt e nderit për aktin kriminal të gjenocidit të ushtruar ndaj popullit shqiptar gjatë viteve të diktaturës komuniste Haxhi Lleshit dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të regjimit komunist.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY