“Paketa anti-shpifje”/Drejtuesja e KiE mesazh nga Tirana: Do shohim përputshmërinë e ligjit...

“Paketa anti-shpifje”/Drejtuesja e KiE mesazh nga Tirana: Do shohim përputshmërinë e ligjit me standartet tona

50
0
Shares

Ligji për mediat online kaloi në Parlament, por fakti sesa shqetesues eshte zbatimi i tij mbetet ende teme diskutimi.

Kryetarja e zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Jutta Gutzkow e pranishme në konferencën “Liri pa urrejtje” e organizuar nga Avokati i Popullit ndër të tjera ka folur edhe për paketën e fundit nga kryeministri Rama, ligjin e censurës së medias nga qeveria e cila u miratua para dy ditësh në Kuvend.

Ndryshe nga deklaratat e Ramës i cili tha se ekziston në shumë vende të Europës, Gutzkow tha se Këshilli i Evropës ka ngritur shqetësime për përputhshmërin me standardet e KiE-së dhe të vendeve të tjera të BE-së. Ajo deklaroi se të gjithë duhet të ndihmojmë në mbrojtjen e lirisë së fjalës.

Këshilli i Evropës ka ngritur shqetësime për përputhshmërin me standardet e Kie dhe të vendeve të tjera të BE-së të paketës ligjore të miratuar së fundmi për mediat. Këto shqetësime i janë prezantuar dhe komisionit të medias në Kuvend. Ne nuk kemi pasur mundësi ta shqyrtojmë me hollësi këtë paketë, por sapo ta bëjmë do i adresojmë.
Liria e shprehjes jep mundësinë për debat dhe të gjithë duhet të ndihmojmë në mbrojtjen e lirisë së fjalës
“, u shpreh Gutzkow gjatë fjalës së saj.

Kujtojme se përveç saj, reagime te forta ka patur Michael Gahler, Koordinator i PPE-së për Punët e Jashtme dhe David Lega, Raportuesi i PPE-së për Shqipërinë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY