EMRAT/Shkon në 2 numri i viktimave në Patos, kush janë dy të...

EMRAT/Shkon në 2 numri i viktimave në Patos, kush janë dy të rinjtë që u vranë

185
0
Shares

Eshte shënuar dhe viktima e dytë nga vrasja brenda qendres shendetesore në Patos. Sipas burimeve, ëhet fjalë për të rinjtë Elis Kapaj dhe Manol Rapaj, të dy nga Patosi.

Elis Kapaj vdiq në vend, ndërsa Rrapaj ndërroi jetë në spital. Ndërkohë, autori i krimit, Martin Skendaj, u arrestua pak krimit.

Mësohet se mes autorit dhe disa personave të tjerë ka pasur një konflikt në ambientet e poliklinikës së Patosit i cili ka degraduar më pas me përdorimin e armëve. Shkaku i konfliktit ende nuk dihet

Risjellim informacionin paraprak të policisë:

Policia kap në kohë rekord autorin e ngjarjes së ndodhur në ambientet e poliklinilës në Patos ku mbeti një i vrarë dhe një i plagosur.

Sot rreth orës 12:20, në ambientet e poliklinikës së Patosit si pasojë e një konflikti, shtetasi Martin Skëndaj ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur një shtetas i vrarë dhe një i plagosur.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të policisë, është bërë e mundur kapja e autorit dhe sekuestrimin i armës së zjarrit.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. E.K, ka nderruar jete  në vendngjarje.M. R, i plagosuri ,  nderroi jete  ne spital.Të dy janë nga Patosi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY