“Skandaloze që nuk kanë ende bilancin e dëmeve”, Basha me banorët në...

“Skandaloze që nuk kanë ende bilancin e dëmeve”, Basha me banorët në Durrës: Tashmë kemi një fatkeqësi shtetërore

34
0
Shares

Lulzim Basha ka vizituar banorët e Shënavlashit. Kryeopozitari ka treguar vete detajet permes nje postimi ne rrjetet sociale. Sipas Bashës, ata janë të harruar edhe nga propaganda e qeverisë. Pas traumës së tërmetit të 26 nëntorit, qytetarët janë futur tashmë në sfidën e mbijetesës.

Basha tregon se janë të braktisur nga qeveria e cila ka dështuar në gjithçka përveç propagandës çnjerëzore që nuk kursen as fëmijët që humbën prindërit, mijëra familje janë lënë në mëshirë te fatit.

Kanë kaluar tre javë nga tërmeti dhe ende mijëra banesa nuk kanë vlerësim për gjendjen e tyre, e të tjera kane dy apo tre vleresime kontradiktore. Shumë qytetarë janë kthyer në banesat e tyre të dëmtuara ose të pa banueshme sepse nuk kanë një vend ku të qëndrojnë duke rrezikuar jetën e tyre. Asnjë ndihmë, asnjë zgjidhje. Cdo ditë që kalon po i rëndon pasojat sociale dhe ekonomike të termetit te 26 nëntorit“,-tregon Basha.

Demokrati e quan skandaloze që tre javë pas tërmetit nuk ka ende një bilanc të dëmeve. “Është kriminale që banesat e shpalluara të pabanueshme të rivlerësohen të banueshme vetëm se qeveria e Ramës nuk do të prekë paratë që u jep oligarkëve. Është kriminale që qytetarët jetojnë ende në çadra, pa asnjë përkrahje që të mos preken 150 milionë dollarë që janë ndarë nga Rama për koncesionet e 10 oligarkëve.Kjo fatkeqësi natyrore është kthyer tashmë në një fatkeqësi shtetërore”,-thote ai duke na treguar permes fotove si eshte situata.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY