Paketa anti-shpifje/Meta kundër mazhorancës: Pa media të lirë, rruga europiane e pamundur

Paketa anti-shpifje/Meta kundër mazhorancës: Pa media të lirë, rruga europiane e pamundur

21
0
Shares

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka treguar se eshte kundër mazhorancës përsa i përket paketes anti-shpifje qe i ka kaluar parlamentit per t’u miratuar.

Ai ka shpërndarë sot postimin e Komisioneres së Lartë të Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviç, e cila i bëri sot thirrje Kuvendit të rishikojë projektligjet për paketën anti-shpifje.

“Shqipëria nuk ka nevojë për rekorde të tjera negative ndërkombëtare! Mjaft me nxitimin për t’i shtuar ato më tej!Shqetësimet e komunitetit të gazetarëve dhe të partnerëve tanë duhet të dëgjohen me shumë vëmendje dhe përgjegjshmëri! Pa media të lirë dhe të pavarur, rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pamundur”,-shkruan Meta në reagimin e tij.

Shoqatat e gazetarëve dhe shoqërisë civile kundërshtojnë këtë paketë me pretendimin se ajo nuk i jep zgjidhje lajmeve të rreme dhe shpifjeve, siç pretendon Qeveria, por është përpjekje për të kapur median online.

Siç parashikohet në paketë, Autoriteti i Mediave Audiovizive merr kompetenca deri në mbylljen e portaleve nëse gjykon se ka publikuar lajme të rreme apo shpifje.

Ndërkohë, kundërshtarët e paketës theksojnë se ky vendim mund të merret vetëm nga Gjykata dhe se asnjë institucion tjetër nuk mund të marrë kompetencat që i takojnë drejtësisë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY