Kapet në flagrancë duke vjedhur makinat, si u zbulua i riu në...

Kapet në flagrancë duke vjedhur makinat, si u zbulua i riu në Tiranë, i dalin të tjera vjedhje

113
0
Shares

Policia ka arritur te parandaloje vjedhjet e makinave në kryeqytet. Sipas burimeve zyrtare, një 25-vjeçar tentoi të vidhte në dy automjete.

Zbardhen dhe 5 vjedhje të tjera të automjeteve, si dhe dy vjedhje lokalesh, të kryera nga ky shtetas. Sekuestrohen në cilësinë e provës sendet e vjedhura dhe aksesorë të ndryshëm, të cilat autori i përdorte për të kryer vjedhjet.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. Ll., 25 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Shtetasi Xh. Ll u kap dhe u arrestua në flagrancë në bulevardin “Bajram Curri” në tentativë për të vjedhur në 2 automjete të parkuara pranë një pallati”,-informon policia.

Mësohet se në momentin që kishte thyer xhamat trekëndësh të dy automjeteve një banor ka njoftuar Policinë.

Nga hetimet paraprake rezultoi se ky shtetas ka vjedhur në pesë automjete të ndryshme, në një kompleks pallatesh në Tiranë, duke përvetësuar sende të ndryshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, po ky shtetas është autor i dyshuar i vjedhjes në dy lokale, njëri në rrugën “Dritan Hoxha” dhe tjetri në rrugën “Lavdie Petrela”, Tiranë, territor që mbulohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, Tiranë.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhja” më shumë se një herë, në ngarkim të shtetasit Xh. Ll.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY