FOTO/Basha i rikujton Ramës propozimet e PD: Të ndalim futjen e Durrësit...

FOTO/Basha i rikujton Ramës propozimet e PD: Të ndalim futjen e Durrësit në ‘dimër ekonomik’

51
0
Shares

Kryeopozitari Lulzim Basha ka rikthyer sërish vemendjen tek propozimet që Partia Demokratike i ka bere qeverisë për të menaxhuar dhe zgjidhur situatën pas tërmetit.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Basha shkruan se tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomike në Durrës, ndërsa i bëri thirrje qeverisë që të ndal ‘dimrin ekonomik’ në këtë qark.

Tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar dëme të mëdha në ekonominë e Durrësit dhe zonave të tjera. Mijëra vende pune, biznesi i vogël dhe ekonomia prodhuese janë nën presion. Njësitë e hoteleri-turizmit përballen me rënie konsumi dhe i tremben reduktimit apo anulimit të prenotimeve.

Për të ndalur futjen e Durrësit në një “dimër ekonomik” me pasoja të rënda sociale që do të vinin nga reduktimi i numrit të të punësuarve, ulja e pagave të punonjësve dhe mbyllja e bizneseve, për të mundësuar një rigjenerim të ekonomisë prodhuese, shërbimeve dhe biznesit të vogël në zonat e dëmtuara, propozojmë këtë paketë të thjeshtë dhe realiste”,-shkruan Basha.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY