Detaje nga operacioni i sotëm në Shijak, nga vinte kokaina, 3 të...

Detaje nga operacioni i sotëm në Shijak, nga vinte kokaina, 3 të arrestuarit të skeduar prej kohësh nga policia

261
0
Shares

Tri të arrestuar ishte bilanci i sotëm nga operacioni i fundit policor në Shijak. Policia njoftoi arrestimin e Luan Bodlli, 41 vjeç, Florenc Mema, 30 vjeç dhe Demokrat Çizmja, të tre personave që ishin shpallur në kërkim  për trafik droge.

Por kush janë tri të arrestuarit?

Luan Bodlli, mëson Dosja.al, është cilësuar prej kohësh prej policisë në Durrës si një person tejet problematik, dhe me një rrezikshmëri të lartë. Ai dyshohet se ka marrë pjesë në mënyrë aktive në tregun e drogës në Itali, por edhe atë të trafikimit të qenieve njerëzore.

Ai ka qenë një shoferi i ish-kryetarit të Komunës Xhafzotaj, Agim Hoxha, i cili njihet ndryshe edhe si daja i Dashamir Gjokës, të cilit iu bë një atentat më 24 gusht 2017, ku ndaj makinës së tij të blinduar, u qëlluan plot 25 plumba. Në makinë me Gjokën ishin dhe 3 vajzat e tij të mitura, ndërkohë që Bodlli, njihet si një nga ‘ushtarët’ e tij.

Florenc Mema, babalja i miqve, me orë Breitling

I riu Florenc Mema, duhet të përballet tashmë me drejtësinë italiane e cila e akuzon për trafik droge, si dhe kërkon ekstradimin e tij në Itali. Bashkë me marokenë, shqiptarë dhe italianë, Mema bashkë me Bodllin dhe Çizmen, akuzon se bëjnë pjesë në një bandë që trafikon droge në Bergamo.

Nga vëzhgimi i rrjeteve sociale të të arrestuarit vihet re, pasioni për udhëtimet, qentë, orët e luksit, ku vetëm një prej tij e postuar në Facebook, kap vlerën e mbi 2 mijë euro, e markës “Breitling”.

I njohur nga miqtë e tij si “Babalja”, Florenc Mema, udhëton nga Çekia për në Itali, e më pas në Shqipëri sërish. Nga të tri, i vetmi i cili është kujdesur të mos lejë gjurmë në Shqipëri është 27-vjeçari, Demokrat Çizmja, që deri më tani, nuk është skeduar nga policia për asnjë ngjarje.

Si vepronin te arrestuarit?

Kokainë e trafikuar nga Amerika e Jugut mbërrinte në Hollandë e më pas duke përdorur automjete me targa franceze e gjermane, kokaina transportohej në Itali e kryesisht në territorin e provincës së Bergamos, ku kishte bazën operative ky grup  kriminal.

Bosat shqiptarë të drogës kishin marrë me qera disa apartamente në qytetin e Bergamos të cilat i përdornin për magazinim e kokainës si dhe kishin në dispozicion një park të vërtetë me automjete të modifikuara me vende të fshehta për transportimin e drogës.

Aktiviteti investigativ i antidrogës italiane ka zbardhur se gjatë procesit të hetimi kjo bandë ka trafikuar mbi 100 kg kokainë, ndërsa kanë mundur të sekuestrojnë rreth 24 kg kokainë, gjysëm kg heroinë, një pistoletë e rreth 300 mijë euro cash.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY