“U riktheva pas goditjes nga tërmeti i orës 12”, Basha nga spitali...

“U riktheva pas goditjes nga tërmeti i orës 12”, Basha nga spitali i Durrësit: Situata paraqitet stabël

78
0
Shares

Kryetari i PD, Lulzim Basha vizitoi spitalin e Durrësit pas raportimeve se është dëmtuar nga termeti. Në një komunikim për gazetarët, Basha tha se situata paraqitet stabël dhe puna mund të vazhdojë.

Mirënjohje dhe mbështetje totale për personelin mjekësor të Durrësit dhe ekipet e tjera vendase e të huaja, që po përballojnë një volum të jashtëzakonshëm pune. Informimi i qytetarëve pa censurë është mënyra më e mirë për të luftuar keqinformimin, panikun, shokun, tronditjen dhe stresin”,-u shpreh Basha.

Basha shprehu edhe njëherë mbështetjen për të gjithë familjarët e prekur nga tërmeti, ndërsa tha se në raste të tilla kemi treguar që jemi një familje e madhe.

DEKLARATA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, PAS VIZITËS NË SPITALIN E DURRËSIT

Pyetje. Zoti Basha si është gjendja e të sëmurëve që janë në spitalin e Durrësit, por edhe struktura e Repartit të Urgjencës, e cila u dëmtua pak më parë nga tërmeti?

Lulzim Basha. Arsyeja e rikthimit tim në këtë spital është për të parë gjendjen tek Reparti i Urgjencës, kryesisht, pas tërmetit. Pas goditjes së orës 12.00, gjendja paraqitet stabël. Është bërë një kontroll nga ekspertët, nga inxhinierët strukturorë, të cilët e kanë certifikuar se mund të vazhdojë punën. Dua të shpreh mirënjohjen time dhe mbështetjen totale për personelin shëndetësor të Spitalit të Durrësit, nga drejtuesja e spitalit, tek mjekët, tek infermierët, personeli sanitar, personeli ndihmës, të cilët janë heronj të vërtetë, sepse kanë përballë një volum të jashtëzaknshëm në kushte shumë të vështira.

Mirënjohje kam edhe për personelin, që është i pranishëm, për të përforcuar punën e tyre dhe për ekipet e ardhura nga jashtë, të cilët siç i patë edhe vetë, po ndihmojnë sa munden me praninë e tyre.

Mendjet dhe zemrat tona janë me familjet e të lënduarve, me të lënduarit dhe me të gjithë ata që po japin ndihmën e tyre të pakursyer në këtë orë të vështira për Durrësin dhe qytetarët e Durrësit.

Me këtë solidaritet të paparë, me këtë qëndrim afër njëri-tjetrit, me këtë dhembshuri dhe me këtë sens humanizmi, që ka shoqëruar punën e çdokujt, edhe të vullnetarëve, mjekëve, infermierëve, personelit të emergjencës. Kemi treguar se, në raste të tilla, dimë të sillemi dhe të jemi një familje e madhe pranë njëri-tjetrit dhe ndaj jemi këtu dhe do të vazhdojmë te jemi këtu me njerëzit tanë për t’u qëndruar sa më afër, për t’u dhënë mbështetje dhe çfarëdo ndihme, sado modeste, çdokujt që është në nevojë.

Dua të falenderoj nga zemra edhe mediat për raportimin, që është kyç për informimin e qytetarëve. Informimi i qytetarëve është mënyra më e mirë për të luftuar keqinformimin, panikun, shokun, tronditjen dhe stresin, ndaj, dua t’ju kërkoj të vazhdoni të raportoni me profesionalizëm, duke qëndruar brenda kufijve të profesionalizmit, për të raportuar gjithçka pa censurë dhe pa vetëcensurë.

Faleminderit.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY