Rritet numri i viktimave, nxirren të pajetë nga rrënojat burrë dhe grua,...

Rritet numri i viktimave, nxirren të pajetë nga rrënojat burrë dhe grua, djali iu vdiq në spital

50
0
Shares

Fatkeqësisht, numri i viktimave vijon të rritet pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës.

Ka shkuar në 26 numri i viktimave të tërmetit, që goditi vendin mbrëmjen e djeshme, ndërsa numri i të zhdukurve ende nuk dihet saktësisht.

Në këto momente po nxirren nga rrënojat në Thumanë Pëllumb dhe Çelike Greku, ndërsa mëngjesin e sotëm humbi jetën dhe djali i tyre Saimiri, në ambientet e spitalit të Traumës në Tiranë.

25-vjeçari nuk mundi ti mbijetonte plagëve të marra, pavarësisht se u nxor i gjallë nga rrënojat. Më herët mëngjesin e sotëm, u nxorën po ashti të vdekur nga rrënojat Klement dhe Hajredin Çupi, djali dhe babai, duke e rënduar ndjeshëm bilancin e viktimave.

Mes viktimave të tërmetit me magnitudë 6.4 i shkallës Rihter ka pasur gra, fëmijë dhe të moshuar, ndërsa ajo që e bën dhe më të trishtë të gjithë situatën është numri i madh i personave që kanë humbur kontaktet me familjarët.

Dita e sotme është shpallur ditë zie Kombëtare, ndërkohë që kryeministri Edi Rama shpalli mëngjesin e sotëm gjendjen e jashtëzakonshme në Thumanë dhe në Durrës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY