Tërmeti i fuqishëm/8 persona në gjëndje të rëndë, një djalë dhe një...

Tërmeti i fuqishëm/8 persona në gjëndje të rëndë, një djalë dhe një vajzë mund të çohen në Itali

60
0
Shares

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dalë sërish ne nje deklaratë për mediat, ku deklaroi se 8 persona janë në gjëndje të rëndë, në terapi intensive dhe për 2 prej tyre po shikohet mundësia e trajtimit në një spital më të specializuar në Itali.

 “8 janë në gjëndje të rëndë në terapi intensive. Po vlerësojmë mundësinë që së bashku me partnerët italianë të kenë trajtim më të specializuar në Itali. Është rasti i një djali i cili ka ardhur me traumë të kokës dhe gjymtyrëve, po vlerësohet për tu çuar jashtë dhe një vajzë e cila ka pasur 2 ndërhyrje kirurgjikale po vlerësohen parametrat” informoi sot ministrja Manastirliu nga spitali i traumes ku vizitoi te plagosurit nga termeti.

Deri tani bilanci i viktimave nga tërmeti i 26 nëntorit ka arritur në 29  ndërsa 658 janë të plagosur.

vijon…

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY