“Më terrorizuan punonjësin”, Pronari flet hapur para Bashës: Në ndërmarrjen time më...

“Më terrorizuan punonjësin”, Pronari flet hapur para Bashës: Në ndërmarrjen time më zbriti i gjithë shteti

55
0
Shares

Gjatë takimit te liderit demokrat me biznesin në Sarandë, Odhise Arragu, pronar i një fabrike të prodhimit të ushqimit për bagëti, ka folur para të gjithëve duke treguar eksperiencen e tij me shtetin, teksa tregon sesi familje qe punojne me djerse janë groposur perfundimisht.

“Në ndërmarrjen time për herë të parë në jetë më zbriti i gjithë shteti. Ekzistoka në Shqipëri një institucion i cili vjen dhe të mat lartësinë e objekteve që ti ke ngitur se mund të përplasen avionët, mqse ndonjëherë në Vrion do të bëhet ndonjëherë zonë avionësh, do vendoset aerodromi. Dhe unë paguaj taksë për aerodromin që do të bëhet dhe më kanë vendosur një sinjalistikë në majë të makinerive dhe paguaj për atë aerodromin që do bëhet… 18 institucione marrin lek nga taksat e mia që duhet të paguaj unë. Si mund t’i ushqej unë këto 18 institucione, çfarë duhët të prodhoj dhe të shes? Në muajin korrik më ka ardhur OSSHE 7 herë, kam 7 procesverbale duke më terrorizuar punonjësin që një më ka mbetur dhe më ka thënë se do të të fusin në burg nëse nuk vjen brenda një ore. Miqtë e mi investuan qindra mijëra euro duke sjellë bagëti të racave spanjolle, franceze me prodhueshmëri të lartë, të gjitha investimet i hodhën në det dhe fatkeqësisht janë larguar përsëri. Familje të cilat kanë punuar me djersë dhe mund, u groposën përfundimisht”,-shprehet Arragu.

Basha nga takimi, prezantoi dhe platformen e tij, duke iu premtuar qytetarëve dhe biznesit veçanërisht ulje te taksave dhe mundesi per investime ne sektore të ndyshëm.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY