VIDEO/Era e fuqishme rrëzon shtyllat, pa energji elektrike Llogaraja, Dukati e Tragjasi

Ndaje

Stuhia që ka përfshirë vendin  ka shkaktuar rrëzimin e disa shtyllave të energjisë elektrike dhe ka lënë pa drita zonën e Llogarasë, Dukatit dhe Tragjasit.

OSHEE-ja njoftoi se ka dalë jashtë funksionit fideri R1 i nënstacionit të Radhimës dhe se OSHEE në Vlorë  është duke punuar për normalizimin e situatës.

Ndërkohë mbi 20  fshatra në qarqe janë pa energji elektrike.Raportohet se kanë mbetur pa energji elektrike fshatrat e thella të Tepelenës dhe Memaliajt, ku ka pasur edhe dëmtime të shtyllave elektrike.

#Llogara

Publiée par OSHEE sur Mardi 12 novembre 2019

Prefekti i Qarkut i bën apel qytetarëve të evitojnë qarkullimin në këtë aks si dhe të kontaktojnë policinë për çdo problematikë të mundshme.

Ndërkohë problematika janë regjisturar edhe në aksin rrugor aksin Librazhd-Elbasan. Si pasojë e reshjeve të shiut ka pasur rrëshqitje gurësh në vendin e quajtur Kthesa e Muratit.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje