EMRI/I dënuar me 18 vite burg për vrasje, ekstradohet shqiptari nga Greqia

Ndaje

Interpol Tirana në bashkëpunim me shërbimet partnere ka ekstraduar një shqiptar nga Greqia, i cili ishte  dënuar me 18 vite burg për veprat penale vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Nga specialistët e Interpol Tiarana u krye ekstradimi nga Greqia drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Kudret Shametaj, 55 vjeç.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka denuar me 18 vjet burg për veprat penale “Vrasja” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. M”,-njofton policia.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina, u bë i mundur arrestimi dhe ekstradimi i tij nga Greqia drejt vendit tonë.

KB/DRONI.al

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje