FOTO/Aksident në Pukë, plagosen burrë e grua me motorr

FOTO/Aksident në Pukë, plagosen burrë e grua me motorr

95
0
Shares
Foto ilustruese

Dy persona janë plagosur pas një aksidenti rrugor mëngjesin e sotëm në aksin Vau Dejës-Pukë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:45, në fshatin Çafë-Laç, Vau Dejës, ku mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin F. M. 52 vjeç, banues në Pukë, është përplasur me motorin tip Shineray.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri i motorit, shtetasit G. A. rreth 60 vjeç dhe V. L. 52 vjeçe, të cilët u dërguan në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit F. M. u shoqërua në ambjentet e D. V. P. Shkodër për veprime të mëtejshmeNë vendngjarje po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY