Rama interpelancë për Alvin Berishën, kryeministrit jep sot shpjegime për 11 vjeçarin...

Rama interpelancë për Alvin Berishën, kryeministrit jep sot shpjegime për 11 vjeçarin në kampin e Sirisë

42
0
Shares

Ditën e sotme Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Edi Rama, do të jetë i detyruar të raportojë në Parlament për fatin e Alvin Berishës, i cili ndodhet i plagosur në kampin al-Hol në Siri.

7 deputetë të opozitës parlamentare kërkojnë shpjegime nga Ministri Rama lidhur me rastin e Alvn Berishës, 11-vjeçarit që ndodhet i vetëm në kampet e Sirisë.

Në interpelancën urgjente, Edi Rama do të duhet të përgjigjet nëse është i vërtetë pretendimi i emisionit italian “Le Iene” që ambasadori shqiptar në Turqi Gent Gazheli nuk ka treguar vullnet për të qenë pjesë e operacionit për të sjellë djalin pranë të atit.

5 vite më parë vogëlushi është rrëmbyer nga e ëma për ta çuar në Siri, ku kjo e fundit ka gjetur edhe vdekjen. Alvini gjendet në kapmin Al-Hol në Siri dhe ka nevojë për mjekim pasi është i plagosur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY