“50 mijë lekë ose të nxjerrim videon intime”, kanosën të njohurën e tyre, në pranga 2 gratë në Shkodër

Policia e Shkodrës ka arrestuar dy gra me akuzën për kanosje, të cilat i kanë presion një gruaje, e njohur e tyre me anë të një videoje.

“Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, pas një pune të mirëorganizuar, u bë finalizimi i operacionit policor të koduar “TRUMA”, si rezultat i të cilit është bërë arrestimi në flagrancë i shtetaseve:E. F. 28 vjeçe, banuese në Velipojë, Shkodër dhe M. B. 46 vjeçe, banuese në Shkodër”,-informon policia.

Kapja dhe arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Vasil Shanto”, në vendin e quajtur “Truma”, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, nëpërmjet kanosjes, i kanë marrë shumën 50 000 lekë një shtetaseje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma 50 000 lekë dhe dy aparate celulare. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” e kryer në bashkëpunim.

//DRONI.al//

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje