DETAJE/Vrasja e Artan Cukut, Greqia liron nga burgu 2 të akuzuarit

DETAJE/Vrasja e Artan Cukut, Greqia liron nga burgu 2 të akuzuarit

67
0
Shares

Gjykata për Krime të Rënda ka shtyrë seancën për vrasjen e Artan Cukut, ndërsa në Greqi janë liruar nga të gjitha hallkat e gjyqësorit dy të akuzuar për ngjarjen, porositësi Bledar Jambelli dhe ndihmësi Kristaq Leci.

Dy të akuzuarit pasi janë liruar nga drejtësia greke nuk dihet ku janë, ndërsa Gjykata për Krime të Rënda sot ka shtyrë seancën në mungesë. Shtyrja e seancës së sotme është bërë pasi ata nuk kanë marrë dijeni për zhvillimin e ngjarjes.

Bledar Jambelli u arrestua në Athinë në dhjetor të 2018, ndërsa Kristaq Leci në 12 gusht të këtij viti. Greqia ka kundërshtuar ekstradimin e tyre me pretendimin se u rrezikohet jeta në Shqipëri dhe Jambelli ka mbiemër të minoritetit grek.

Ky mbiemër e ka shpëtuar atë nga akuza e vrasjes në bashkëpunim, ndërsa në burg mbetet vetëm i afërmi i tij Mikel Shallari, i cili ka pranuar ekzekutimin e Cukut dhe është bërë i penduari i drejtësisë.

//DRONI.al//

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY