Shpërndante kokainë në lokalet e “Astirit”, pranga 32-vjeçarit

Shpërndante kokainë në lokalet e “Astirit”, pranga 32-vjeçarit

48
0
Shares

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një person pasi shpërndante kokainë në lokalet në zonën e Astirit.

Pas kontrollit që i është bërë në makinë dhe në shtëpi, atij i është gjetur një sasi e konsiderueshme kokaine si dhe peshore elektronike.

“Në pranga 32-vjeçari, i cili iu shpërndante klientëve në një lokal, në zonën e Astirit lëndë narkotike kokainë, në formë dozash. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale 60.2 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, përzierës lënde narkotike, peshore elektronike dhe dy aparate celulare”,-konfirmon policia.

Ky shtetas u kap në flagrancë në një lokal në zonën e Astirit, me doza lënde të dyshuar narkotike të llojit kokainë, të cilat do ua shiste klientëve që frekuentonin këtë lokal.

Në vijim është ushtruar kontroll në banesën dhe në mjetin e këtij shtetasi, ku i janë gjetur një tjetër sasi me lëndë narkotike të llojit kokainë, përzierës lënde narkotike dhe peshore elektronike.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY