Një muaj më parë i plagosën të vëllain, tani arrestohet dhe djali...

Një muaj më parë i plagosën të vëllain, tani arrestohet dhe djali i kryebashkiakut të Bulqizës

164
0
Shares

Prej disa kohësh emri i kryebashkiakut të Bulqizës vijon te jete ne qender të vëmendjes, kjo per shkak të ngjarjeve që familjarët e tij përfshihen.

Djali i kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla, është arrestuar 3 ditë më parë nga Policia e Tiranës. Gazeta Mapo shkruan se Enio Alla u vendos në pranga, pasi iu gjet një sasi droge me vete.

Ngjarja është mbajtur e fshehtë dhe asnjë njoftim nuk është bërë nga policia për ngjarjen.

Sipas Gazetës, Enio Alla ishte duke lëvizur në Tiranë, kur nga një kontroll rutinë i policisë, iu gjetën doza hashashi me vete. Djali i kryebashkiakut të Bulqizës e ka kundërshtuar ndalimin, por më pas u shoqërua nga policia.

Në muajin shtator vëllait të kryebashkiakut të Bulqizës iu bë atentat në një lokal. Vangjel Alla u plagos nga një plumb pistolete dhe dyshohet se shkak kanë qenë përplasjet mes grupeve kriminale në Bulqizë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY