“Xhaxhai kishte dy plumba”, flet nipi i viktimës nga krimi në Kavajë:...

“Xhaxhai kishte dy plumba”, flet nipi i viktimës nga krimi në Kavajë: Ata të tre frekuentoheshin, të dalë e vërteta

147
0
Shares
Dritan Haxholli

Ngjarja e rende e ndodhur në Kavajë një ditë më parë, ka ende shumë pikepyetje dhe dyshime, sidomos pas dëshmive dhe detajeve të reja që zbulohen.

Teksa kemi dëgjuar dhe raportuar vetëm variantin e Marsida Qatjas, nga ana tjetër, e viktimës, Dritan Haxholli, ka ardhur reagimi i nipit të tij.

Nipi rrëfen se Marsida së bashku me policin e Burgjeve, kishin njohje me Dritanin dhe kanë shkuar disa herë tek shtëpia e nënës së viktimës. Sipas tij, Dritan Haxholli kishte dy plumba dhe jo një siç është deklaruar nga policia.

“E kemi marrë lajmin nga mediat. Si ka mundësi në një vend të vogël ta marrësh vesh nga mediat. Polici ka ardhur disa herë në banesën e Dritanit. Më bën përshtypje. Si ka mundësi që një polic nuk ndjek procedurat. Në atë orar e ka pasur jashtë orarit të punës.

Xhaxhai im ka dy plumba, një në faqe dhe një në kraharor. Kështu që nuk e di sa do dalë e vërteta. Për më tepër që personi ka pasur precedentë. Se në një vend si Shqipëria paragjykohesh. Do ishte mirë të dalë e vërteta. Ata të tre frekuentoheshin, për më tepër që është gjetur dhe drogë. Nëse është kjo policia që vepron në këtë mënyrë unë nuk ndihem i sigurt”, deklaroi nipi i viktimës ne nje prononcim për news 24.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY