VIDEO/Me djalin e madh në krah, 31-vjeçarja flet para mediave: Kisha frikë...

VIDEO/Me djalin e madh në krah, 31-vjeçarja flet para mediave: Kisha frikë ta denoncoja Dritanin se do vdisnim të gjithë

93
0
Shares

Marsida Qatja është kthyer në banesën e saj në lagjen numër 2 në Kavajë, ku ndodhi një natë më parë krimi që i mori jetën Dritan Haxhollit dhe u plagos shefi i sigurisë së brendshme në Portin e Durrësit, Bledar Toci.

Qatja mohon kategorikisht të ketë lidhje me viktimën, dhe pse eshte raportuar se 31-vjeçarja ka patur me heret nje lidhje intime me të.

Para se të dilte në dritaren e shtëpisë, Qatja i ka thënë gazetarëve se ‘Erdha të bëj tualet dhe do dal’, ndërsa nuk i ka shpëtuar dot interesit të madh të mediave dhe ka thënë se sot po vazhdon punën normalisht në agjencinë ku priten bileta dhe nuk ka asnjë gjë të vërtetë në lajmin se ajo po hetohet për mashtrim sepse shiste bileta udhëtimi false.

Qatja u shpreh se ka marrë dhe avokat, ndërsa për Dritanin u shpreh se konsumonte alkool dhe kishte kohë që e shqetësonte gruan me 3 fëmijë natën në banesë. Ndersa duke folur per bashkeshortin aktual qe e ka ne Gjermani, ne burg, ka thene se ka marrëdhënie shumë të mirë”.

DESHMIA

E kam lejuar disa herë që të pinte kafe në biznesin tim, se më thoshte që ishte në kërkim, ndoshta ky ka qenë dhe gabimi im, se nuk jam as mirë nga mendja. Bledari dhe unë jemi shok, nuk takoheshim shpesh, e mora unë në telefon dhe më tha që do më ndihmonte. Xhuljo është një çun i urtë, është një komshiu im këtu. Me burrin ende nuk kam komunikuar, djali 2-vjeçar e pa të gjithë ngjarjen, gjakun”.

Djalin e vogël e kam te mami, të madhin e kam këtu, unë kam bërë deklaratën në prokurori, kam thënë që Dritani na kërcënonte. Po të kisha marrëdhënie me Dritanin apo Bledarin nuk i merrja të gjithë në shtëpi, unë jam vajzë që di të dalë nga situata.

Bledari ka folur ashtu si kam folur dhe unë, nuk kemi pasur asnjë lloj marrëdhënie. Më vjen keq për dëshmitë e rreme. Më vjen keq për njeriun që iku, por e kërkoi vetë, kam qenë unë që e kam qetësu se ka ardhur dhe na ka kërcënuar dhe herë të tjera.

Ai ka vrarë dy policë në Greqi, i ka hedhur nga kati i 14, doja që të merrja policinë në telefon, po se mendova që gjëja do të shkonte kështu. Në momentin që e pashë se më shtynte dhe më kapte prej flokësh, ia thashë dhe shoqeve të mija, kisha frikë që ta denoncoja, se do rrinte 6 muaj brenda, do dilte dhe ne do vdisnim të gjithë.

VIDEO-KLIKO

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY