Partia Demokratike përgatitet për zgjedhjet e parakohshme, jepen udhëzimet për strukturat

Partia Demokratike përgatitet për zgjedhjet e parakohshme, jepen udhëzimet për strukturat

67
0
Shares

Partia Demokratike po bëhet gati për zgjedhjet e parakohshme. Te pakten kete gjë arrijmë të kuptojmë pas veprimit të fundit nga kjo seli.

Partia Demokratike ka shpërndarë një udhëzim për strukturat e saj, ku kërkon me urgjencë verifikimin e listave elektorale, si dhe shtimin e anëtarësimeve të reja.

Nje nga detyrat e rendesishme, sipas ketij udhezimi eshte “verifikimi i listave te zgjedhësve, identifikimi i votuesve në terren duke i përcaktuar adresën, si dhe karten ID”.

UDHEZIMI

Aneksi 1 – Sqarim që i shpërndahet strukturave të Partisë

Situata ne te cilen ndodhemi ben urgjente nevojen e verifikimit te listes elektorale ne territorin e QV qe ju mbuloni. Gjithashtu po kaq e rendesishme është edhe procesi i anetarsimeve te reja. Per permbushjen e detyrave te sipercituara eshte e nevojshme qe:

o Kryetari i Grupseksionit, në bashkëpunim me Kryetarët dhe Sekretarët e Seksioneve, verifikojnë listat e zgjedhësve, kryejnë identifikimin e votuesve në terren duke i përcaktuar adresën, si dhe:
• identifikojnë për cdo QV votuesit tradicional të sigurt të Partisë Demokratike.
• identifikojnë nëse votuesit tradicional të sigurt të Partisë Demokratike vazhdojnë apo jo të jenë në territorin që mbulon QV. Nëse nuk janë më banor të asaj QV, identifikohet zona ku kanë lëvizur brenda territorit të Degës (përcaktohet QV që e mbulon territorin), brenda territorit të Shqipërisë (përcaktohet qyteti apo fshati përkatës), apo nëse kanë emigruar jashtë Shqipërisë (nëse dihet shteti apo qyteti specifikohet).
• kontaktojnë votuesit tradicional të sigurt të PD për të garantuar vijimin e mbështetjes për PD.
• regjistrojnë në listën e zgjedhësve votuesit tradicional të sigurt të PD dhe plotësojnë me numrin e telefonit listën vetëm për votuesuesit tradicional të sigurt.
• identifikojnë votuesit tradicional të sigurt të PD që nuk janë anëtar partie.
• rimarrin kontakt me votuesit tradicional të sigurt të PD që nuk janë anëtar për t’i ftuar të angazhohen me përgjegjësinë e anëtarit në strukturat e Partisë Demokratike.

o Është e preferueshme që votuesit që ftohen të marrin përgjegjësitë si anëtar partie të gatshëm për të përmbushur aktivisht përgjegjësitë dhe të drejtat e anëtarit, vecanërisht të jetë aktiv në veprimtarinë politike dhe elektorale të PDSH-së, si dhe të ndjekë jetën e brendshme organizative të saj;

o Në këtë proces do të përfshihet Lidhja Demokratike e Gruas, nëpërmjet strukturave të saj në Degë dhe nivel grupseksioni, me synimin që jo më pak se 30 % e anëtarëve të rinjë të jenë femra. Procesi i angazhimit të Lidhjes Demokratike të Gruas, monitorohet nga Kryetarja e LDG në PDSH.

o Forumi Rinor i Partisë Demokratike, nëpërmjet Kryetarëve të Degëve dhe Kryetarëve të FRPD në cdo grupseksion, identifikon të rinjtë e moshës 15 – 25 vjeç, me fokus të vecantë të rinjtë që fitojne te drejten per te votuar brenda 2019 dhe që mund të jenë votues për herë të parë ne vazhdim dhe i fton të angazhohen me përgjegjësi si anëtar të FRPD-së dhe/ose PD.

o Në periudhën 1 – 15 Tetor 2019, puna të fokusohet tek identifikimi i votuesit tradicional të sigurt të PD, që kanë dëshirë dhe pranojnë të angazhohen me përgjegjësinë e anëtarit në strukturat e Partisë Demokratike.

o I gjithë procesi i përcaktuar duhet të përfundojë brenda datës 31 Tetor 2019

Në Regjistrin Bazë të Anëtarësisë në format elektronik dhe shkresor në PDSH nuk regjistrohet asnjë anëtar i ri, që nuk ka dorëzuar dhe plotësuar në Sekretariatin Organizativ të PDSH Formularin e Aplikimit për Anëtar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY