Qëlloi në mes të ditës tregtarin në Kavajë, mbyllet në psikiatri autori

Ndaje

Njeriu që tentoi të vrasë me kallashnikov tregtarin në Kavajë Rexhep Tare, është mbyllur në spitalin psikiatrik të Tiranës.

Vendimi është marë nga prokuroria e Kavajës e cila ka konstatuar se Fitim Baboçi, pas ngjarjes së rëndë ka shfaqur probleme menedore dhe për pasojë, është urdhëruar që ai të trajtohet në spitalin psikiatrik dhe të mbahet i izoluar në këtë spital.

Ndaj tij gjykata e Kavajës ka vendosur masën e “arrestit në burg” por për shkak të problemeve mendore është urdhëruar që Fitim Baboçi, të mbahet i izoluar në spitalin psikiatrik dhe të marrë shërbimin mjekësor.

Sipas dosjes së prokurorisë së Kavajës, Fitim Baboçi, nëse nuk do ishte neutralizuar në kohë nga dy banorë të Kavajës Imer Xhafa dhe Bajram Shala, ka shumë mundësi që objektivi i sulmit me armë Rexhep Tare sot të mos jetonte më. Por ndërhyrja e këtyre dy personave dhe bllokimi i armës automatike, ka sjellë shmangien e katastrofës në Kavajë, duke bërë parandalimin e një vrasje.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje