Familjarët tregojnë të vërtetën mbi portierin e Partizanit: E gjitha aksident, Aldo...

Familjarët tregojnë të vërtetën mbi portierin e Partizanit: E gjitha aksident, Aldo nuk u vetëhodh

59
0
Shares

Ngjarja e rëndë e ndodhur me portierin e Partizanit, Aldo Teqja, ka qënë e gjitha një aksident dhe humbje kontrolli nga 24-vjeçari. Mësohet se nga kati i shtatë i këtij pallati, 24-vjeçarit iu kërkua nga nëna e tij të rregullojë tendën në ballkon dhe për fat të keq në atë moment ka ndodhur gjithçka.

Tendat e kateve më poshtë, zona e lulishtes dhe mbi të gjitha fati i tij, bën që gjithçka të kalojë paq.

Dua të përgënjeshtroj të gjitha mediat dhe portalet, djali im ka pësuar një aksident. Gjithashtu dua të falenderoj të gjithë stafin e spitalit të traumës, Klubin Partizani dhe Federatën Shqiptare të Tutbollit për ndihmën që na kanë dhënë. Gjithashtu dua të theksoj se e fejuara e djalit së bashku me prindërit e saj kanë qenë këtu me ne që nga dita e parë dhe deri më tani. Aldo do të kthehet shumë shpejt si kampion”, u shpreh për Top Channel Ramazan Teqja, babai i Aldos.

Duket e pabesueshme, por kur sheh Aldon, tashmë në qëndrimin e tij në pavion së bashku me të fejuarën e tij, më shumë se çdo gjë beson se mrekullitë ndodhin.

“Ndihem mirë…më e keqja kaloi, do të rikthehem shpejt në fushën e lojës”, tha ndër të tjera Aldo Teqja, portier i Partizanit.

Edhe mjekët japin sinjale pozitive për gjendjen shëndetësore të futbollistit të të klubit Partizani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY