Vuçiç skeptik dhe jo i gëzuar: Me fitoren e Albin Kurtit bisedimet...

Vuçiç skeptik dhe jo i gëzuar: Me fitoren e Albin Kurtit bisedimet do të jenë të vështira

39
0
Shares

Fitorja e Albin Kurtit është gati për t’u shpallur, pasi KQZ ka numëruar rreth 96% të votave, dhe në krye qëndron partia Vetëvendosje.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka reaguar pas këtyre rezultateve, duke shprehur se bisedimi tanimë do të jetë më i vështirë. Ai nuk ka përjashtuar mundësinë që Vetëvendosje e Albin Kurtit, të dalë fituese e zgjedhjeve në Kosovë, e cila gjë, siç ka thënë ai, nuk do të ishte gëzim për të, por që nëse kjo ndodh, Beogradi do të negociojë me të si një përfaqësues legjitim i shqiptarëve dhe se këto do të jenë bisedime të vështira.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se Lista Serbe arriti fitoren më bindëse në historinë e saj me 98.07 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare në Kosovë dhe fitoi 10 vendet në parlamentin e Kosovës.

Express shkruan se në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, Vuçiç tha se ishte një mesazh nga serbët nga Kosova se ata ishin të fortë dhe do të jenë në gjendje të mbronin interesat e tyre në Kosovë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY