“Gropat i hapim vetë se nuk kemi sistem vaditje”, banorët tregojnë detaje...

“Gropat i hapim vetë se nuk kemi sistem vaditje”, banorët tregojnë detaje pas tragjedisë në Pogradec

102
0
Shares

Nënë e bijë vdiqën tragjikisht pasi u mbytën në një gropë të thellë që shërbente për vaditje në fshat. Shumë pak u interesuan tek shkaku pse ndodhi kjo tragjedi, por arsyeja vjen nga një problem, i cili mund të ishte shmangur.

10-vjeçarja nga pakujdesia ra në ujë dhe pas saj vrapoi e ëma Liri Mazelli, 35 vjeç. Nëna e katër fëmijëve jo vetëm që nuk shpëtoi dot të bijën por u mbyt dhe vetë.

Hapja e gropave për ujë në mungesë të sistemit vaditës në fshatin Alarup të Pogradecit është problemi që fshatarët raportojnë. Per Ora News, ka folur një banor i zonës i cili thotë se banorët e këtij fshati janë të detyruar të krijojnë burime alternative pasi nuk kanë sistem vaditje.

Në këtë fshat, thotë ai, nuk kemi as ujë të pijshëm. 

Sherif Lilo:“Gropat shërbejnë për vaditje. Zotëria ka lajthi, qershi, mollë, 10 dynim që vaditen. Gropat janë të thella 2-3 metra. I hapin vetë banorët ku ka ujë se nuk ka sistem vaditje. Po vete 2020 dhe nuk kemi ujë për të pirë në fshat.Me pompa me benzinë vaditim”.

Mësohet se kryefamiljari punonte me sezone në Greqi.

Sherif Lilo: “Bashkëshorti është në Greqi me vizë pune tre mujorshe”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY